“Armëpushimi është kurth”- Zelensky: Trump rrezikon të jetë ‘president humbës’ nëse imponon një marrëveshje të keqe për Ukrainën

armepushimi eshte kurth zelensky trump rrezikon te jete president humbes nese imponon nje marreveshje te keqe per ukrainen

































“Donald Trump rrezikon të jetë një “president humbës” nëse fiton zgjedhjet e nëntorit dhe imponon një marrëveshje të keqe paqeje në Ukrainë”, është shprehur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, duke thënë se kjo do të nënkuptonte fundin e SHBA-së si një “lojtar” global.

ZELENSKY

Në një intervistë me Guardian në Kiev, Zelenskiy tha se ai nuk kishte “ende asnjë strategji” se çfarë të bënte nëse Trump kthehej në Shtëpinë e Bardhë dhe se ish-kryeministri britanik Boris Johnson, i ishte afruar në emër të tij.

Nëse Trump mund Joe Biden, ai pritet gjerësisht të ndërpresë mbështetjen ushtarake të SHBA për Ukrainën. Vitin e kaluar Trump u mburr se mund t’i jepte fund luftës në “24 orë”.

Ndihmësit e Trump kanë skicuar më parë një plan të mundshëm që do të përfshinte dhënien e rajoneve lindore të Ukrainës Rusisë, si dhe Krimesë. Por Zelenskiy e bëri të qartë se ukrainasit nuk do ta duronin këtë.

“Ata nuk do të pranonin as një “ultimatum” rus që e detyroi Ukrainën të braktiste integrimin me Evropën dhe anëtarësimin e ardhshëm në NATO”, tha ai.

Zelenskiy pranoi se një Trump i rizgjedhur, nëse do të donte vërtet, mund t’i impononte Ukrainës një humbje dërrmuese ushtarake.

“Ai mund të ndërpresë mbështetjen, armët dhe paratë dhe madje të bëjë marrëveshje me partnerët e Kievit në mënyrë që ata të ndalojnë dërgesat e armëve jetike. Ukraina, duarzbathur, pa armë, nuk do të jetë në gjendje të luftojë një ushtri shumëmilionëshe ruse”, tha Zelenskiy për Guardian.

Duke folur brenda selisë së tij presidenciale, ai tha se mendonte se ky skenar ishte i pamundur. Por, ai shtoi më tej se nëse do të ndodhte do të kishte pasoja të rënda për pozitën e SHBA-së në botë, si dhe për Trumpin personalisht.

“A dëshiron ai të bëhet një president humbës? E kuptoni se çfarë mund të ndodhë?” tha Zelenskiy.

Ai parashikoi se Vladimir Putin do të shkelte çdo marrëveshje të ndërmjetësuar nga Trump.

“Armëpushimi është një kurth”, tha ai. “Pas një pauze, Putini do të shkonj më tej, duke e poshtëruar Trumpin dhe duke e bërë atë të dukej shumë i dobët” në sytë e botës’.

“Kjo nuk ka të bëjë me Trump si person, por me institucionet e Shteteve të Bashkuara. Do të bëhen shumë të dobët. SHBA nuk do të jetë më lideri i botës. Po, do të jetë i fuqishëm, para së gjithash, në ekonominë vendase sepse ka një ekonomi të fuqishme pa dyshim. Por për sa i përket ndikimit ndërkombëtar do të jetë i barabartë me zero”, është shprehur presidenti ukrainas.

Duke kuptuar se Uashingtoni nuk ishte më një lojtar i forte, vende dhe liderë të tjerë kryesisht autoritarë do të “vinin në arenë dhe do të imitonin qasjen” agresive të Putinit”, u shpreh Zelenskiy.

“Kjo përfundimisht do të përfundonte në katastrofë globale, fillimi i asaj për të cilën të gjithë kanë kaq frikë të flasin. Ky është realiteti. Dhe kjo është lufta e vërtetë e tretë botërore“, tha ai

I pyetur nëse Johnson kishte folur me Trump në emër të Ukrainës, Zelenskiy tha: “Mendoj se ai u përpoq dhe mendoj se foli me të. Mendoj se po, me sa di unë.”

Zelenskiy i bëri komentet e tij një ditë përpara se një juri në Nju Jork të dënonte Trumpin të enjten për të 34 akuzat për falsifikimin e të dhënave të biznesit . Vendimi në gjyqin për paratë e heshtura e bëri atë ish-presidentin e parë që u shpall fajtor për krime të rënda në historinë gati 250-vjeçare të SHBA-së.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →