“Armiku i ka kaluar të gjitha vijat e kuqe”- Kreu i Hezbollahut mban fjalimin e parë pas shpërthimeve vdekjeprurëse: Veprime kriminale

armiku i ka kaluar te gjitha vijat e kuqe kreu i hezbollahut mban fjalimin e pare pas shperthimeve vdekjeprurese veprime kriminale





































Udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah ka mbajtur fjalimin e parë pas shpërthimeve vdekjeprurëse në Liban. Ai thotë se sulmet me pajisjet pager kishin për qëllim “të vrisnin 4000 njerëz në një moment”. “Ky ishte qëllimi i armikut dhe kjo është shkalla e kriminalitetit”.

nasarallah

“Si mund ta quajmë këtë lloj veprimi kriminal. A është një operacion i madh? A është gjenocid? A është masakër?”, tha ai, ndërsa shtoi se “armiku izraelit i ka kaluar vijat e kuqe”.

“Shpërthimet kanë ndodhur në spitale, në farmaci, në tregje, në dyqane, në shtëpi, në makina,” shton ai, dhe “në rrugët ku shumë civilë ishin së bashku me gra dhe fëmijë”, vijoi më tej në deklaratën e tij kreu i Hezbollahut.

Ai tha se Hezbollahu do të hetojë kompanitë e përfshira në prodhimin dhe shitjen e pagerëve, si dhe mënyrën se si janë shpërndarë.

“Kjo mund të quhet një deklaratë lufte,” shtoi ai. “Ne kemi marrë një goditje shumë të rëndë, por kjo është gjendja e luftës. Përmes kësaj përvoje dhe mësimeve të saj ne do të jemi më të fortë dhe më të fuqishëm”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →