I dënuari F.H. është arratisur nga burgu i Smrekonicës në fillim të këtij muaji, ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Sipas njoftimit, i dënuari ishte përfitues i pushimit të fundjavës.
“Herën e fundit që ka shfrytëzuar vikendin ishte nga data 01 deri më 03 të këtij muaji”, thuhet në njoftim.
Për arratisjen e tij, sipas njoftimit, është përgatitur letër-rreshtimi dhe është njoftuar edhe policia.
Lidhur me rastin, deri në përfundim të hetimeve, është suspenduar oficeri i dhomës së vëzhgimit F.R. dhe oficeri i krahut N.A.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co