Bota

Arrestimi i 43-vjeçarit që qëlloi recepsionistin në Dhërmi, reagon ministrit Balla: Zbardhja në kohë e ngjarjeve kriminale dhe ndalimi i autorëve, sprovë e rëndësishme e performancës së Policisë

arrestimi i 43 vjecarit qe qelloi recepsionistin ne dhermi reagon ministrit balla zbardhja ne kohe e ngjarjeve kriminale dhe ndalimi i autoreve sprove e rendesishme e performances se policise

































Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me arrestimin e Gerald Shehut, 43-vjeçarit që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri recepsionistin e hotelit ku ishte bashkëpronar, 31-vjeçarin Eraldo Nevruzi.

Ballaaa

Balla ka përgëzuar Policinë, ndërsa shkruan se “zbardhja në një kohë sa më të shpejtë e ngjarjeve kriminale, gjetja dhe ndalimi personave të dyshuar si autorë apo të përfshirë në këto ngjarje, janë një sprovë e rëndësishme e performancës së policisë”.

Reagimi i Ballës:

Zbardhja në një kohë sa më të shpejtë e ngjarjeve kriminale, gjetja dhe ndalimi personave të dyshuar si autorë apo të përfshirë në këto ngjarje, janë një sprovë e rëndësishme e performancës së policisë. Përgëzime Policisë së Shtetit për hetimet e deritanishme lidhur me një ngjarje kriminale në Dhërmi, ndalimin e një personi të dyshuar në një aeroport të një vendi fqinj. Do të punojmë me autoritetet dhe agjencitë ligjzbatuese të këtij vendi për përballjen sa më parë me drejtësinë të personit të dyshuar.

NGJARJA

Rreh orës 00:30 të ditës së sotme (6 qershor), në një nga dhomat e një hoteli në Dhërmi, Gerald Shehu ka debatuar me 31-vjeçarin Eraldo Nevruzi, i cili ishte i punësuar si recepsionist.

Pas debateve, për arsye që ende nuk janë bërë të ditura, Shehu ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar Nevruzin, trupi it ë cilit ende nuk është gjetur.

Ndërkohë, pas ngjarjes Shehu është arratisur në drejtim të Greqisë, por ai u vu në pranga nga autoritetet greke, pasi Policia Shqiptare i njoftoi për ngjarjen dhe u vuri në dispozicion foton.

Ende nuk dihen rrethana të tjera mbi këtë ngjarje apo arsyen që mund të kenë çuar në përplasjen mes bashkëpronarit të hotelit Gerald Shehu dhe recepsionistit Eraldo Nevruzi.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts