Arrestimi i 5 efektivëve të policisë në Elbasan, Balla: Përpjekja për vetëpastrim në strukturën e Policisë, vijon

arrestimi i 5 efektiveve te policise ne elbasan balla perpjekja per vetepastrim ne strukturen e policise vijon
arrestimi i 5 efektiveve te policise ne elbasan balla perpjekja per vetepastrim ne strukturen e policise vijon

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla përmes rrjeteve sociale ka reaguar lidhur me arrestimin e 5 efektivëve të Policisë në Elbasan.

Balla shkruan se përpjekja për vetëpastrim brenda strukturës së policisë është në vijim.

Teksa e cilëson si profesion fisnik punën e policit, Balla shkruan se vetëpastrim për ata që e turpërojnë uniformën, mbetet një nga prioritetet e tij në detyrën e Ministrit të Brendshëm.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

”E vura disa herë në dukje sot në komisionet parlamentare, ndërsa prezantova Projektligjin e ri “Për Policinë e Shtetit”, se polici është një profesion fisnik që kërkon integritet, guxim dhe ndjenjë të thellë të detyrës. Prandaj përpjekja për vetëpastrimin e Policisë nga ata që e turpërojnë uniformën, mbetet një nga prioritetet e mia si Ministër i Brendshëm. Fal punës së mirë hetimore të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore dhe Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm📍Elbasan, janë vënë para drejtësisë pesë punonjës të Policisë së Shtetit, të dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe ”Fallsifikim kompjuterik”, shkruan Balla.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →