Analisti Fatos Lubonja në emisionin “Open” në News24 tha se Kryeministri Edi Rama nuk ka miq të vërtetë, por Ilir Beqajn e ka mbrojtur se ka mbrojtur veten, ka mbrojtur sistemin që ka ngritur.
Lubonja tha se për momentin ka lëshuar Beqajn, por nesër mund të kemi goditjen nga opozita, për të vendosur balancat dhe ne të themi po bëhet drejtësi, po bëhet drejtësi.
“Pushteti ekzekutiv është më i fortë se ai gjyqësor. Kështu që në momentet e caktuara edhe këta trimat e SPAK i eleminon ky sistemi kriminal, por kemi amerikanët thonë disa, dhe ne duhet të shikojmë, të presim”, tha Lubonja.
[embedded content]
Ndërkohë Endri Shabani tha se në rastin konkret kemi fiks modelin amerikan të hetimit. Kreu i Nismës Thurje tha se SPAK është përballë si Edi Ramës, si Sali Berishës ashtu edhe Ilir Metës. “Deri në fund të vitit Edi Rama nuk ka parë gjë akoma. Rama, Berisha dhe Meta janë bashkë, përballë tyre është SPAK. Njerëzit që kanë vjedhur votat dhe janë dënuar nga GJKKO janë falur, janë amnistuar me votat e Berishës. A ka provë tjetër për të treguar se janë bashkë? Edi Rama nuk është i shqetësuar për arrestimin e Beqajt, por për ato grupet kriminale që janë në terren dhe i ka çmontuar SPAK”, tha Shabani. Ai tha se sot asnjë deputet i PD-së nuk ka folur për Beqajn, vetëm Sali Berisha e ka marrë në mbrojtje. Shabani tha se Berisha ka rolin për të deligjitimuar reformën në drejtësi.
[embedded content]
Analisti Artan Hoxha tha se nuk ka argumente të justifikuara për vendosjen e një mase arresti me burg në rastin e Ilir Beqajt. “Do të shikojmë seancën, për të kuptuar se ka pasur arsye për ta çuar në burg ose jo”, tha Hoxha. Ai shtoi se mund të ndodhë që po shitet dikush për diçka për të ndalur apo për ta shpëtuar nga diçka tjetër. Hoxha tha se i gjithë misioni është si të shpëtohet Edi Rama. “Nëse ky sistem godet këdo, por vetëm Edi Ramën jo, atëherë po krijohet diktatori i ri. E kemi parë këtë edhe me Sali Berishën kur ishte President, që të gjithë goditeshin vetëm ai kishte nën kontroll gjithçka”, tha Hoxha.
Avokati Indrit Sefa tha se Sali Berisha e ka cilësuar Ilir Beqajn si “kokë turku”. Sefa tha se të gjithë shokët apo miqtë e Edi Ramës janë sot në burg dhe këto janë goditje nga SPAK.
“Keni Ilir Beqajn në burg, keni Arben Ahmetajn në arrati me masë arresti në burg. Keni të gjithë drejtorët e Belinda Ballukut në burg, keni drejtorët e Erion Veliajt në burg, keni Ogerta Manastirliun nën hetim, drejtësi proletare nuk mund të ketë”, tha Sefa.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co