Arrestimi i efektivit pasi mori ryshfet, reagon Balla: Vijon procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit

arrestimi i efektivit pasi mori ryshfet reagon balla vijon procesi i vetepastrimit te policise se shtetit

































Ministri i Brendshëm Taulant Balla, kas reaguar pas arrestimit ditën e sotme të Nënkomisarit Kastriot Palushi, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

taulant balla

Në një reagim në rrjetet sociale, Balla shkruan se “vijon procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit nga ata që nuk meritojnë besimin e qytetarëve dhe uniformën e Policisë”.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Vijon procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit nga ata që nuk meritojnë besimin e qytetarëve dhe uniformën e Policisë. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës kanë ndaluar një oficer policie, të dyshuar për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv”.

Sipas AMP, arrestimi i Palushit u bë i mundur pasi nga hetimi i kryer, u administruan prova dhe fakte që ky punonjës policie, duke shfrytëzuar funksionin organik dhe atributet e policisë gjyqësore, ka kërkuar dhe marrë shumën monetare prej 50.000 lekësh, duke premtuar shmangien nga përgjegjësia penale ndaj një shtetasi, i cili disa ditë më parë ishte kallëzuar nga një tjetër shtetas për kanosje.

“Në përfundim të veprimeve, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma prej 50 mijë lekësh, një automjet Hyundai, një aparat celular dhe dokumenta të tjera që lidhen me ngjarjen. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë me prova ligjore, si dhe identifikimin e punonjësve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje”, njofton AMP.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →