Arrestimi i Evis Berberit, Zekthi: Të hetohet çështja në themel, ne duam të dimë nëse zyrtarët e lartë kanë lidhje me…

arrestimi i evis berberit zekthi te hetohet ceshtja ne themel ne duam te dime nese zyrtaret e larte kane lidhje me
arrestimi i evis berberit zekthi te hetohet ceshtja ne themel ne duam te dime nese zyrtaret e larte kane lidhje me

Analisti Fitim Zekthi, i ftuar në emisionin Open në News24, duke folur për arrestimin e ish-drejtorit të ARRSH Evis Berberi, deklaroi se çështja duhet të hetohet në themel dhe ndoshta hetimet çojnë edhe tek persona të tjerë.

Zekthi theksoi se publiku do të dijë nëse Berberi ka lidhje me zyrtarë më të lartë në qeverisje.

“Të hetohet çështja në themel. Ne duam të dimë nëse zyrtarët e lartë kanë lidhje me këtë çështje. Shpresoj që të kemi hetime gjithëpërfshirëse. Unë mendoj se SPAK nuk kontrollohet nga qeveria shqiptare. Ka segmente, por nuk kontrollohet totalisht. Drejtësia po bën diçka, se nuk ka bërë drejtësia hetime për njerëzit e rëndësishëm. Këtu ka probleme me krimin, mjafton të shikosh kullat që ngrihen, që kushtojnë miliona e miliona euro. Edhe dorëheqja e tij para arerstit është lëvizje e stilit mafioz”, u shpreh Zekthi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →