Arrestimi i Ilir Matës, reagon Edi Paloka: U ‘rrëmbye’ ish-Presidenti i vendit nga ajo polici që shoqëronte me temena “Escobarin e Ballkanit”

arrestimi i ilir mates reagon edi paloka u rrembye ish presidenti i vendit nga ajo polici qe shoqeronte me temena escobarin e ballkanit





































Kreu i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka, thotë se arrestimi i kreut të PL-së, Ilir Meta, është bërë nën urdhrat e bandës kriminale të kryeministrit Rama.

edi paloka kuvendi kombetar

Përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook, Paloka thotë se sot në pranga duhet të ishte Edi Rama.

Postimi i Edi Palokës në Facebook

“Nje bande kriminale nen urdherat e Rames, qe po kalon dhe Sigurimin e Shtetit me aktet kunder opozites !

Mjaftojne pamjet e rrembimit te ish-Presidentit, ish- Kryetarit te Parlamentit , ish-Kryeministrit te vendit dhe kryetarit te partise se dyte me te madhe opozitare, nga ajo polici qe shoqeronte me temena “Escobarin e Ballkanit” , per te kuptuar se ketu nuk ka nje drejtesi ne veprim po nje monster qe vepron ne funksion te konsolidimit te rregjimit te tij diktatorial por dhe hakmarrjes se tij prej burracaku! Sot , pas fakteve te bera publike, do duhej te vihej ne pranga pikerish Edvin Rama!”

Meta u arrestua mesditën e sotme me urdhër të SPAK. Ai u ndalua nga agjentët e BKH-së, të asistuar nga policia pranë zonës së Casa Italias në Tiranë.

arrestimi i ilir mates reagon edi paloka u rrembye ish presidenti i vendit nga ajo polici qe shoqeronte me temena escobarin e ballkanitEnde nuk ka një njoftim zyrtarë nga Prokuroria e Posaçme për këtë urdhër-arrest, por kujtojmë që Ilir Meta është thirrur në SPAK për të dhënë shpjegime për një sërë çështjes.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →