Arrestimi i ish-deputetit të PS-së, zbardhen detaje: Jurgis Çyrbja u kap në Durrës! Në pranga edhe një person tjetër

arrestimi i ish deputetit te ps se zbardhen detaje jurgis cyrbja u kap ne durres ne pranga edhe nje person tjeter





































Të tjera detaje janë bërë të njohura lidhur me arrestimin me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të ish-deputetit të PS-së, Jurgis Çyrbja.

cyrbja

Mësohet se Çyrbja është arrestuar mbrëmjen e sotme në Durrës bashkë me Ahmet Mashën.

Ndërkohë, gazetari Igli Celmeta raporton se është shpallur në kërkim edhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Burime bëjnë me dije se socialisti dyshohet se ka qenë edhe përdorues i aplikacionit SKY ECC dhe se ka pasur aty komunikime me personazhe të botës së krimit në Durrës.

Ndërkohë, në një njoftim zyrtar për mediat, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbardhur akuzat ndaj tij.

Sipas SPAK, Çyrbja akuzohet për tre vepra penale, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.

Mësohet se ndaj tij Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masen e sigurimit “arrest në burg”.

Ish-deputeti i PS, u vu në pranga pak ditë pasi dorëzoi mandatin dhe u mor i pandehur nga SPAK. Pas dorëzimit të mandatit të deputetit, Jurgis Çyrbja ka deklaruar se ky vendim nuk erdhi nga shqetësime të natyrës ligjore, por sepse kishte nevojë të kujdeset për shëndetin.

Reagimi i SPAK

Nisur nga interesi i madh i mediave ju komunikojmë se Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot masen e sigurimit arrest ne burg të caktuar nga Gjykata e Posacme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuat ndaj shtetasit Jurgis Cyrbja, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal. Nesër do të ketë një njoftim për shtyp me më shumë detaje.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →