Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar 9 urdhër arreste për ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, përfshirë dy ish-drejtues të rëndësishëm, Mariglen Qato dhe Redi Molla. I pari ka drejtuar Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit dhe i dyti ka drejtuar Ujësjellësin. Ata që i bashkonte këta zyrtarë nuk ishte vetëm detyra publike por edhe kompanie 5D, në të cilën kanalizonin paratë nga tenderat pubikë.
Ka qenë kjo kompani e denoncuar edhe nga opozita që ka siguruar të dhëna të rëndësishme për hetuesit. Gazetarja Klodiana Lala tha për News 24 se në muajin tetor të vitit të shuar, me urdhër të Prokurorit të Posaçëm, Klodian Braho është ushtruar kontroll në kompaninë 5D në pronësi të biznesmenit Nestor Muhametllari ku janë sekuestruar dokumente që kanë siguruar të dhëna që kanë rënduar pozitën e ish-zyrtarëve të lartë të Bashkisë së Tiranës.
SPAK ka provuar se nga periudha 2016-2020, gjatë kohës që shtetasi Redi Mollaj ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a, shoqëria tregtare “Igor Elektrik” sh.p.k e njëjtë me “V.A.S Konstruksion” sh.p.k e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në shkelje të rregullave të prokurimit publik në 7 (shtatë) procedura prokurimi, të realizuara nga autoriteti kontraktor “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a. Gjithashtu, nga viti 2016-2018, kur Mariglen Qato ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Departamentit Mbështetës në shoqërinë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a, subjekti tregtar i mësipërm ka marrë pjesë dhe ka fituar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik në 4 procedura prokurimi. Së treti, nga veprimet hetimore të kryera është provuar fakti se shoqëria tregtare “V.A.S Konstruksion” sh.p.k e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik, në disa procedura prokurimi të organizuara nga autoriteti kontraktor Bashkia Tiranë.
[embedded content]
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co