Arrestimi i Plarent Dervishajt dhe Julian Meçe në Emiratet Arabe, Rrumbullaku jep lajmin: Ndodhen në bllokun e sigurisë së Policisë së Tiranës

arrestimi i plarent dervishajt dhe julian mece ne emiratet arabe rrumbullaku jep lajmin ndodhen ne bllokun e sigurise se policise se tiranes
arrestimi i plarent dervishajt dhe julian mece ne emiratet arabe rrumbullaku jep lajmin ndodhen ne bllokun e sigurise se policise se tiranes

Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamed Rrumbullaku ka bërë me dije se Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj, të arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, janë ekstraduar drejt Shqipërisë dhe se ndodhen në Policinë e Tiranës.

Lajmi i konfirmua nga kryepolici, në një konferencë për mediat. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit tha se Dervishaj dhe Julian Meçe janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara, pasi ishin në kërkim për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji.

“Policia e Shtetit është partneri më i besueshëm për të gjithë partnerët me të cilët operojmë, sa i përket luftës kundër krimit të organizuar, në bashkëpunim me SPAK.

Mund t’ju bëj me dije s enë kuadër të operacioneve të fshehta policore, policia ka bërë të mundur arrestimin e dy eksponentëve të krimit të organizuar, Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe. Ata ndodhen në ndodhen në bllokun e sigurisë në Policinë e Tiranës”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →