Bota

Arrestohen 10 shqiptarë në Itali, kishin shkuar me viza turistike, por merreshin me trafik droge! Policia sekuestron armë dhe para! Ja skema si vepronte grupi

arrestohen 10 shqiptare ne itali kishin shkuar me viza turistike por merreshin me trafik droge policia sekuestron arme dhe para ja skema si vepronte grupi

































Dhjetë shtetas shqiptarë janë arrestuar në Itali për trafik dhe pazare droge. Mediat raportojnë se të rinjtë kishin shkuar në Itali me viza turistike për të shitur drogë me pakicë në zonën e Varreses.

droge euro arme

Hetimet kanë nisur në vjeshtën e vitit 2023, kur policia u njoftua për praninë e një shqiptar, i cili merrej me shpërndarjen e kokainës në doza.

Analiza e thelluar e informacionit bëri të mundur kapjen e tij, duke sekuestruar edhe disa doza droge nga klientët e tij.

Gjatë hetimeve, të cilat zgjatën afërsisht 6 muaj, u arrestuan dy nga narkotrafikantët që i përkisnin grupit dhe u sekuestruan 1 kilogram kokainë dhe 4 kilogramë hashash, pjesërisht të ndara tashmë në qindra doza.

Mediat italiane raportojnë se lënda narkotike është gjetur edhe në pyll, ku shqiptarët e fshihnin lëndën narkotike të gatshme për shitje, për ta bërë gati për përdorim.

SKEMA 

Aktiviteti drejtohej nga dy vëllezër, të cilët siguronin futjen e të rinjve në territorin italian me vizë të rregullt turistike.

Në fund, rezultoi se grupi, sa herë që një nga anëtarët kapej nga policia ai zëvendësohej me një tjetër bashkatdhetar, i cili ishte i rekrutuar.

Nga hetimet rezultoi se dy vëllezërit ishin “aktivë” në këtë veprimtari që nga viti 2021 dhe se xhiroja e tyre kalonte mbi 1000 doza barnash të shitura çdo muaj me një kosto mesatare prej 50 euro secili.

Gjatë ekzekutimit u sekuestruan rreth 50.000 euro cash, që dyshohet se janë rezultat i veprimtarisë së paligjshme, 7.4 kilogramë marihuanë si dhe 6 pistoleta, me pasojë arrestimin në flagrancë të një subjekti që ishte marrësi i vetëm i deleguar.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts