Kosova

Arrestohen katër persona në Kosovë, policia konfiskon rreth 4 mijë euro dhe mbi 7 kg drogë

arrestohen kater persona ne kosove policia konfiskon rreth 4 mije euro dhe mbi 7 kg droge
arrestohen kater persona ne kosove policia konfiskon rreth 4 mije euro dhe mbi 7 kg droge

Policia e Kosovës ka njoftuar të enjten se në dy raste të ndara kanë konfiskuara lëndë narkotike heroinë, kokainë dhe marihuanë si dhe ka arrestuar katër persona të dyshuar.

Sipas njoftimit, këto operacione policore kanë parandaluar qarkullimin transit të narkotikëve nëpër Republikën e Kosovës e njëkohësisht edhe mundësimin e shfrytëzimit për konsumim të brendshëm.

Në rastin e parë bëhet e ditur se hetuesit policorë nga Sektori Qendror në Prishtinë, kanë arritur ta identifikojnë një të dyshuar për përfshirje në trafikim me lëndë narkotike si dhe kanë siguruar të dhënat e veturës që përdorej nga i dyshuari.

“Më 06.03.2024, rreth orës 19:00, në PKK-Kullë, kanë ndaluar veturën dhe gjatë kontrollit në brendësi të veturës janë gjetur 12 paketime, qe dyshohet të jenë substancë narkotike e llojit heroinë me peshë të përgjithshme 6314 gram (6 kg e 314 gr), kurse nga i dyshuar S.T., (viti i lindjes 1949, mashkull kosovar) janë konfiskuar edhe: dy telefona mobilë dhe 585 euro”.

Policia nën autorizimin e prokurores ka kryer kontroll edhe në shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetur dhe sekuestruar edhe dëshmi tjera relevante për rastin, si: makineri për presimin e lëndëve narkotike, mikser për përzierje të substancës narkotike, 700 gr heroinë dhe dëshmi tjera.

“Mendohet se vlera e lëndëve narkotike të konfiskuara është rreth 175 000 (njëqind e shtatëdhjetë e pesëmijë) euro. I dyshuari është shoqëruar në polici, është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të prokurores ndalohet deri në 48 orë”, thuhet në komunikatën për media.

Hetuesit nga sektori qendror kanë trajtuar edhe rastin e dytë, ku përmes rrugëve operative hetimore janë siguruar informacionet se disa të dyshuar janë duke bërë shitblerje të narkotikëve.

“Policia ka identifikuar veturën me të cilën po lëviznin të dyshuarit të cilët, më 06.03.2024, rreth orës 16:00 në Prishtinë, janë ndaluar për kontroll. Gjatë kontrollit të veturës dhe personave që ndodheshin në të është gjetur substancë që dyshohet të jetë lëndë narkotike, (17 gr kokainë, 16 gr marihuanë) dhe 2.335 euro”.

“Policia ka siguruar urdhër-kontroll nga organet e drejtësisë dhe ka realizuar kontrollin në dy prona të të dyshuarit M.J., (viti i lindjes 1971, mashkull kosovar), ku janë gjetur dhe sekuestruar provat: dy qese (doza) me kokainë me peshë prej 2 gramëve si dhe një revole dhe një karikator me 6 fishekë. Gjatë operacionit policor janë arrestuar edhe: B.S., (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar) dhe A.J., (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar). Gjatë realizimit të këtyre rasteve, sektori qendror i hetimeve, ka bashkëpunuar ngushtë me zyrtarët kufitarë, zyrtarët e rendit, njësitin me qenë-K9 dhe faraniken”.

Sipas policisë, të gjitha veprimet policore janë realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, me vendim të të cilëve tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, kurse njëri është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts