Ish-Presidenti i vendit, njëherësh kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është arrestuar ditën e sotme. Burime bëjnë me dije se Presidenti i PL, Ilir Meta është vendosur sot nën arrest me urdhër të SPAK.
Ilir Meta është ndaluar nga agjentët e BKH të asistuar edhe nga policia pranë zonës së Casa Italias, në Tiranë.
Ndërkohë, Ilir Meta kishte paralajmëruar një konferencë për shtyp mesditën e sotme, në orën 13:40, ku ishin ftuar të merrnin pjesë gazetarët.
âNĂ« ora 13:40, Presidenti i PartisĂ« sĂ« LirisĂ«, Z. Ilir Meta do tĂ« ketĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r shtyp. Ftohen tĂ« gjithĂ« gazetarĂ«t tĂ« marrin pjesĂ«â, thuhej nĂ« njoftimin e zyrĂ«s sĂ« shtypit tĂ« bĂ«rĂ« nĂ« orĂ«n 12:09.
Ende nuk ka një njoftim zyrtarë nga Prokuroria e Posaçme për këtë urdhër-arrest, por kujtojmë që Ilir Meta është thirrur në SPAK për të dhënë shpjegime për një sërë çështjes.
Kreu i PL-sĂ« Ă«shtĂ« paraqitur disa herĂ« nĂ« ProkurorinĂ« e Posaçme pĂ«r tâu marrĂ« nĂ« pyetje pĂ«r çështjen CEZ-DIA.
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi gjithashtu janë në hetim pasuror, si edhe në lidhje me çështjen e lobimit në SHBA.
Lajmi nĂ« pĂ«rditĂ«simâŠ