Arrestohet në Gjermani shqiptari i kërkuar nga Franca e Italia

arrestohet ne gjermani shqiptari i kerkuar nga franca e italia
arrestohet ne gjermani shqiptari i kerkuar nga franca e italia

Një 25 vjeçar shqiptar, i kërkuar ndërkombëtar, është arrestuar nga policia në Stacionin Qendror të Erfurt në Gjermani. Shtetasi shqiptar figuronte në kërkimin policor nga Franca dhe Italia.

Francezët e kërkonin atë sepse ndaj tij ishte lëshuar një vendim kthimi si pasojë e shkeljeve të ligjit të qëndrimit. Personi kërkohej edhe nga autoritetet italiane pasi akuzohej për krime të lidhura me drogën. Personi u arrestua sipas Aktit të Ndihmës Ligjore Ndërkombëtare në Çështjet Penale, IRG. Duke qenë se personi ruhet në sistemet e informacionit me të dhëna të ndryshme personale dhe dje kishte me vete disa dokumente, hapi i parë ishte përcaktimi i identitetit të personit që kërkohej pa asnjë dyshim, gjë që u arrit me përfshirjen e Zyrës Federale të Policisë Kriminale dhe institucionet italiane.

25-vjeçari shqiptar e ka kaluar natën në paraburgimin e policisë federale. I arrestuari është paraqitur sot pasdite në Gjykatën e Turingut. Heqja e lirisë u konfirmua nga gjyqtari dhe më pas shqiptari u dërgua në burgun Goldlauter, ku tashmë është në pritje të ekstradimit drejt Italisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →