Arrestohet në Serbi ish-ushtari i UÇK-së

arrestohet ne serbi ish ushtari i uck se
arrestohet ne serbi ish ushtari i uck se

Autoritetet serbe kanë lajmëruar se kanë arrestuar një ish-ushtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç ka konfirmuar se arrestimi ka ndodhur në pikën kufitare Horgosh.

Media serbe “Danas” raporton se i dyshuari për krime lufte është M.I. Sipas asaj që raportohet, M.I dyshohet se së bashku me anëtarë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës “kanë kryer krime lufte kundër popullatës serbe në Prishtinë në vitin 1999”.

I dyshuari thuhet se është dërguar në paraburgim për së paku 48 orë. /Danas/

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →