Arrestohet një francez në Moskë nën dyshimin për shkelje të ligjit për “agjentët e huaj”

arrestohet nje francez ne moske nen dyshimin per shkelje te ligjit per agjentet e huaj

































Një gjykatë në Moskë ia ka caktuar masën e paraburgimit deri më 5 gusht shtetasit francez, Laurent Vinatier, nën akuzat se e ka shkelur ligjin e Rusisë për “agjentët e huaj”.

mosje

Gjykata e bëri të ditur vendimin më 7 qershor, një ditë pasi Vinatier – ekspert për Rusinë, Kaukazin dhe Azinë Qendrore, i cili punon për një organizatë joqeveritare me bazë në Gjenevë – u arrestua nga oficerët rusë në një restorant në kryeqytetin rus.

Komiteti Hetues i Rusisë tha më 6 qershor se shtetasi francez u arrestua nën dyshimin se kishte mbledhur informata për ushtrinë dhe se kishte dështuar të regjistrohej si agjent i huaj.

Ai dyshohet se “mblodhi të dhëna në lidhje me ushtrinë dhe aktivitetet tekniko-ushtarake të Federatës Ruse”, sipas Komitetit Hetues.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, konfirmoi në një intervistë televizive më 6 qershor se Vinatier u arrestua në Rusi, duke theksuar se ai kurrë nuk kishte punuar për strukturat e Qeverisë franceze.

Ambasada franceze ende nuk e ka komentuar arrestimin e tij.

Vinatier u arrestua teksa Macroni e organizoi ceremonitë për shënimin e përvjetorit të 80-të të pushtimit Dita D në plazhet e Normandisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Më herët më 6 qershor, mediat franceze raportuan se një 26-vjeçar i rajonit lindor të Ukrainës, Donbas, i cili ka shtetësi ukrainase dhe ruse, u arrestua në Francë, pasi në dhomën e hotelit të tij shpërtheu një mjet shpërthyes.

Ai ka pësuar djegie dhe është duke u mjekuar në spital. Ai dyshohet se planifikoi sulm terrorist në Francë.

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Francës kanë prekur pikën më të ulët në histori, për shkak të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska që nisi në shkurt 2022./rel

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →