Bota Shqiperia

Arrestohet për tentativë vrasjeje 44-vjeçari shqiptar

arrestohet per tentative vrasjeje 44 vjecari shqiptar
arrestohet per tentative vrasjeje 44 vjecari shqiptar

Një 44-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane pasi dyshohet se qëlloi me thikë një bashkëatdhetarin e tij pas një debati që pati mes tyre.

Ngjarja ka ndodhur në Fossanais, ndërsa i plagosuri kishte marrë plagë në trup, pasi ishte goditur me thikë. Ai u arrestua me akuzën e tentativës së vrasjes.

Informacionet paraprake të mbledhura nga dëshmitarët okularë kanë lejuar ushtarakët të rindërtojnë shpejt dinamikën e ngjarjes. Autori i dyshuar pas një debati që kishte me shqiptarin tjetër, u largua, për tu rikthyer sërish në lokal, por këtë herë i armatosur me një thikë. Ai qëlloi në stomak personin e plagosur dhe më pas u largua me automjetin e tij.

Kur shkoi në vendin e ngjarjes, policia gjeti personin e plagosur të ulur në një karrige, ndërsa tentonte të ndalonte gjakderdhjen.

Autori i dyshuar u kap disa minuta pas ngjarjes, ndërsa në automjetin e tij, u gjet jo vetëm thika me shenjat e gjakut, por edhe dy thika të tjera.

44-vjeçari shqiptar mësohet se ka precedentë të mëparshëm penalë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts