Sport

Arsenali nuk njeh mëshirë, gjashtë gola ndaj Sheffield United

arsenali nuk njeh meshire gjashte gola ndaj sheffield united
arsenali nuk njeh meshire gjashte gola ndaj sheffield united

Arsenali nuk njeh mëshirë. Londinezët triumfuan me goleadë 0-6 ndaj Sheffield United, në sfidën e luajtur në Bramall Lane (Sheffield). Ekipi i Artetas mbylli llogaritë që në pjesën e parë, pasi realizoi me katër autorë të ndryshëm.

Odegaard hapi festivalin e golave, ndërsa brenda fraksionit shënuan edhe Martinelli, Havertz dhe Rice. Për vendasit i pafat Bogle, me një autogol.  Në fillimin e pjesës së dytë, Ëhite thelloi shifrat.

Arsenali renditet në vendin e 3-të me 61 pikë, 2 pikë më pak se Liverpool që kryeson kampionatin. Ndeshja e radhës është ndaj Brentford, në shtëpi.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts