Arsimi profesional, ministri Gonxhja: 11 përqind nxënës se një vit më parë, degët më të kërkuara

arsimi profesional ministri gonxhja 11 perqind nxenes se nje vit me pare deget me te kerkuara
arsimi profesional ministri gonxhja 11 perqind nxenes se nje vit me pare deget me te kerkuara

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja ka deklaruar se 4709 nxënës janë regjistruar në degët e arsimit profesional për vitin akademik 2023-2024. Gonxhja shprehet se ky vit ka pasur 11 përqind më tepër regjistrime sesa viti i mëparshëm akademik.

Ministri theksoi se degët më të preferuara nga nxënësit janë hoteleri turizmi, por edhe teknologjia e informacionit.

“Arsimi dhe formimi profesional ofrohet nga 29 shkolla profesionale dhe 10 qendra të formimit profesional në të gjithë vendin. 14,700 nxënës ndjekin arsimin e mesëm profesional publik për vitin shkollor për vitin 2023-2024. Janë regjistruar për herë të parë, 4709 nxënës, 11% më shumë se një vit më parë.

Programet më të kërkuara për vitin 2024, janë hoteleri turizëm, teknologji informacioni. 8 ofrues ofrojnë edhe kualifikime profesionale. 60% e nxënësve që janë diplomuar, janë punësuar. Nga qendrat e formimit profesional, janë ofruar 71 kurse të formimi profesional, janë regjistruar 15 mijë kursantë. Gjatë vitit 2023, është zbatuar programi i kodimit. Prioritet ka mbetur ofrimi i kushteve të IT. Në zbatim të planit kombëtar, garancia rinore është lançuar në tetor të vitit të kaluar. Ka nisur zbatimi i të nxënit në vendin e punës. Kemi pasur mbështetjen e partnerëve tanë. BE vijon mbështetjen, përmes IPA 2 dhe IPA 3”, u shpreh Gonxhja.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →