Në emisionin “Kjo Javë” me moderatoren Nisida Tufa në Neës24, gazetari Artan Hoxha ka treguar bisedën që ka patur me Sokol Sinomatin, i njohur me nofkën “buzëderri”. Sinomati ka qenë pjesë e grupit famëkeq të Gaxhait në qytetin e Vlorës, pas vitit të trazirave, 1997.
Në janar të këtij viti Gëzim Sinomatit 23 vjeç, djalit të Sokol Sinomatit iu bë atentat me snajper teksa ndodhej në ballkonin e shtëpisë së tij. 23-vjeçari humbi jetën në vend, ndërsa ngjarja mbetet e pazbardhur.
Sipas Artan Hoxhës zanafilla është e shkuara e Sokol Sinomatit dhe konfliktet për trafikun e drogës në Belgjikë. Edhe pse u esktradua në Itali, Artan Hoxha thotë se Sokol Sinomati ka fituar lirinë nga drejtësia italiane, pasi dënimin e kishte shlyer.
[embedded content]
Artan Hoxha: “Sokol Sinomatin e njoh prej ngjarjeve të 1997 në Vlorë. Mbuloja gjykatat.
Kur ndodhi ngjarja në 7 janar të këtij viti mediat nuk e njihnin se kush ishte, kam nxjerrë fotot, pjesëtar i grupit të Gaxhait. Kam komunikuar kur ishte në burg në Belgjikë. Ka patur atentat ndaj makinës që përdorte nëna e tij. 2016-2018 në Vlorë pati një zinxhir vrasjesh. 16 persona janë të zhdukur. Dihet që janë të vrarë, por nuk kanë kufoma. Zanafilla për shkak të problemeve të trafikut të drogës nga Belgjika, nga portini Antwerp.
Goditën djalin e tij Gëzim Sinomati 23 vjeç, në pamundësi për të goditur të atin. Vrasje me pagesë. Kanë dashur t’i japin një mesazh të fortë Sokol Sinomatit. 200 policë e kanë ruajtur ditën e ceremonisë së të birit që të mos i bënin atentat dhe të mos arratisej. Sokol Sinomati u lirua nga amnistia. E arrestuan sërish rrugës dhe i nxorën dënimin në Itali 12.6 vite.
Në 3 qershor u ekstradua në Itali ku qëndroi deri të martën e kaluar dhe e kanë liruar. Në momentin kur kam folur, ishte në Itali. Dalja e tij prish shumë balanca në Vlorë. Në Vlorë u zbuluan 4 baza me armatim të frikshëm. Nga ai moment Vlora ra në qetësi. Lirimi i tij krijon një problematikë të madhe.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co