Sport

Arteta bën llogaritë për sezonin e ri: Nëse duam të shpallemi kampionë, duhet të grumbullojmë 114 pikë

arteta ben llogarite per sezonin e ri nese duam te shpallemi kampione duhet te grumbullojme 114 pike
arteta ben llogarite per sezonin e ri nese duam te shpallemi kampione duhet te grumbullojme 114 pike

Arsenali fitoi 2-1 miqësoren amerikane përballë Manchester United, me këta të fundit që kaluan të parët në avantazh me Hojlund. Por Gunners përmbysën gjithçka falë golave të brazilianëve Gabriel Jesus dhe Martinelli. Skuadra e Mikel Artetës kërkon titullin kampion pas dy vendeve të dyta radhazi, me trofeun e madh që mungon prej vitit 2004. Në lidhje me suksesin e shumë dëshiruar në Premier League dhe rrëzimin e Manchester Cityt nga “froni”, trajneri spanjoll u shpreh:

“Na duhen 114 pikë për t’u shpallur kampionë. Nëse grumbullojmë këtë sasi pikësh padyshim që do të fitojmë titullin… Ky është objektivi ynë. Do të zbresim në fushë për të fituar çdo ndeshje“, theksoi timonieri i skuadrës londineze. Nuk mungon një koment për Jurrien Timber, qendërmbrojtësin e afruar verën e kaluar nga Ajaxi. Të cilin një dëmtim i rëndë e la 252 ditë jashtë. Por 23-vjeçari e ka lënë pas periudhën e vështirë.

“Ai është si një afrim i ri për ne, një përforcim i madh për skuadrën. Tani po e merr veten dhe po fiton ritmin e duhur. Vetëm shikojeni si bën presing dhe lidershipin e qetësinë që ka në fushë“.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts