Shqiperia

Arti i birrës në një nivel të ri shijeje/ Gold By Korça mrekullon turistët nga Franca. Atmosferë e mrekullueshme në shtëpinë e Birra Korça

arti i birres ne nje nivel te ri shijeje gold by korca mrekullon turistet nga franca atmosfere e mrekullueshme ne shtepine e birra korca
arti i birres ne nje nivel te ri shijeje gold by korca mrekullon turistet nga franca atmosfere e mrekullueshme ne shtepine e birra korca

Turistë të shumtë që janë mbledhur në Korçë në kuadër të Festës së Birrës, në natën e dytë, janë mrekulluar nga ‘Gold by Korça’, shija e re e Birra Korça.

Në shtëpinë e Birra Korça në mbrëmjen e së enjtes kishte një atmosferë jo thjesht festive, por të ndezur, ku turistët dhe vizitorët e shumtë kanë shijuar birra Korçën dhe shijen më të re, Gold By Korça.

Turistët vit pas viti kanë treguar se dinë të bëjnë mirë llogaritë kur bëhet fjalë për zgjedhjet dhe natyrisht që zgjedhja më e mirë për të festuar në Korçë është shtëpia e birrës së parë shqiptare, Birra Korçës.

[embedded content]

Mes një ambient fantastik dhe të mrekullueshme, vizitorët dhe turistët, veçanërisht ato francezë, janë mrekulluar nga “Gold by Korça”.

“Një gjë tradicionale, Festa e Birrës është një mrekulli që bëhet në Shqipëri. Atmosferë e shkëlqyer, Birra Korça më e shkëlqyera, nuk e gjen në asnjë vend”, tha një prej turistëve që ka zgjedhur shtëpinë e Birra Korçës për të festuar.

Në zonën e terminalit, atje ku ka pasur një dyndje të turistëve të huaj, por edhe qytetarëve shqiptarë që kanë udhëtuar nga qytete të ndryshme të Shqipërisë për t’iu bashkuar Festës së Birrës, ka pasur një shitje të jashtëzakonshme të “Gold By Korça”. Dhe kaq mjafton për të treguar se Gold By Korça nuk është thjesht shija më e re e Birra Korça, por një art i birrës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts