“Asambleja e “shenjtoreve” të plakur”, satira nga Agron Gjekmarkaj: “Dërrmimin” e Opozitës do e shihni deri pranverën tjetër kur të filloni procedurat për azil a lutjet për avokat

asambleja e shenjtoreve te plakur satira nga agron gjekmarkaj derrmimin e opozites do e shihni deri pranveren tjeter kur te filloni procedurat p
asambleja e shenjtoreve te plakur satira nga agron gjekmarkaj derrmimin e opozites do e shihni deri pranveren tjeter kur te filloni procedurat p

Pas 12 vitesh në pushtet, të vjeter oh sa të vjetër, në gjithçka, të njëjtat rradake vertiten sa në një karrige në një tjeter, të njëjtat fjalë e kumte të zvargura, të njëjtat buzeqeshje fajtoresh, e njejta fuqi infektuese banaliteti, e njëjta paturpesi, gjysma në burg e gjysma tjeter nisur per atje mazhoranca qe tek skandalet gjen fillin per tu ringritur si Anteu u mblodh me be sefte plazhin në Gjiun e Lalezit në këtë behar. Bekuar qofte deti i gjërë, na lan mekatet thanë njëzëri, na heq ndezullinë dhe roshkun, na bën terbiet.

Vaj e kremera me vete per lekuren që as skuqet as zverdhet e regjur shollë nga makuteria u duken atij bregu. Burra e gra njëzëri bertiten urraa urraaa! Bereqet bereqet jemi ne selamet. Me gjuhen mushk si arra të pathyera në gojë vikasin “ne jemi punë mbaruar”, “Ne jemi punë kryer” , “nuk jemi më të mirët po më të mirë nuk ka”, “ne jemi krenarë”,“ne jemi misionarë” hypur mbi gomar, këta lejfenë krijues të gjuhes së re, pervetesues të së mires, të se bukures, të se drejtes , pa idealizmin ideologjik të kinezit të ngratë ju ngerdheshen shqiptarve të hutuar në labirinthet e bashkohësisë.

Na u plak Kryeministri dhe ministrat para syve. Zeri i tyre si i mizave në zheg të njëjten kenaqesi shperndan. Rraqe që ironia e fatit na i la neper kembë grumbulluar mbi një karro me goma të shfryra e terhequr nga “Skenderbeu” i vetmuar dhe lodhur perserituri të njëjtat qyfyre.

Surratqerepet, kodoshet, zullapet qafëtrashë qytetarve u marrin paratë, dhe kanë dorë të rëndë, i klasifikojnë në parcela patronazhimi, i rrejnë, i kercenojnë në një kapje kapilare të shtetit dhe institucioneve ndaj edhe shpallen “derrmimin” e Opozites. Pastaj i shohin vënger drejt e ne sy tek ju thonë, ne jemi moderniteti, lezeti e sherbeti.

Ne e duam pushtetin t’ju bejme mire ju more laneter që po na lodhni e plakni u thonë, se duam per vete se ne jemi religjioze, idealiste, progresiste, si ju shkon mendja të na e hiqni ë?! Haramsez! Me rroskop njëri se tjetri në ide. Me guximtar njëri se tjetri në servilizem. Gojërrumbull e fytyrë kungull asambleisti vigjelon, merr shenim, raporton dhe urdheron.

Po, në mesditë asambleja u mblodh! Dielli i buzeqeshjes se tyre misionare ra mbi ne. Si kryetarë koperativash në vitin 1991 por mbuluar me rroba firmato, Idealistë të kauzave të medha gromesijnë me duhem e taft mbi taven e boshatisur pasi kanë ndarë llokmat!

Me gjuhë kauçuku, me muskuj teneqeje,me barkun lastik karvani i “shenjtorve” brohoret “perjetesi”, “perjetesi” prina o Mesi! Në një liber të shenjtë thuhet “mallkuar qoftë e teperta” ! Ja keni merzitur dheut more qerratenj.

Biologjinë e keni kunder, shoket në qeli pa duhan, moralin publik po, kohen po aq, zullumet gjerdan në qafë ju kerrusin, shqiptaret gjithnjë e me shumë! “Derrmimin” e Opozites e patë me 20 Shkurt do e shihni çdo ditë deri pranveren tjeter kur të filloni procedurat per azil a lutjet per avokat.

Nuk do ju mjaftojnë pleudaritë e qashtra të Mamices per t’ju justifikuar ajo do jetë e zënë për të mbrojtur Skenderbenë e pafan si dhe duke bërë pako me kryqin e kuq per shoket në hapsana e kurbet.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →