Asambleja Kombëtare e PS do të ketë një tjetër mbledhje më 16 Mars. Gazetari Ergys Gjençaj bën me dije për BalkanWeb se asambleja e 16 Marsit do zhvillohet në Durrës.
Kujtojmë se mbledhja me dyer të mbyllura e Asamblesë së PS vijon prej më shumë se 4 orësh.
Në një lidhje direkte me studion e lajmeve të News24, gazetari Gjençaj informoi se Rama ka mbajtur qëndrim kritik kur tha se “mos mendoni se PS mbahet me punësime në shtet”.
Kreu i qeverisë mori një shembull që tha se nuk duhet ndjekur, sa i takon angazhimit në rrjetet sociale, kur tha deputetja Olta Xhaçka nuk ka qenë aspak aktive në këto rrjete. Sipas tij rrjetet sociale janë një element i rëndësishëm për përçimin e mesazheve me qytetarët.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co