Asambleja miratoi draft-rezolutën, ministri Hasani: Një tjetër moment historik për Kosovën, njohje e progresit të vendit

asambleja miratoi draft rezoluten ministri hasani nje tjeter moment historik per kosoven njohje e progresit te vendit
asambleja miratoi draft rezoluten ministri hasani nje tjeter moment historik per kosoven njohje e progresit te vendit

Ministri i Jashtëm i Shqipërsië Igli Hasani ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi draft-rezoultën për anëtarësimin e saj.

Hasani u shpreh se ky është një tjetër moment historik për Kosovën.

Ai theksoi se rekomandimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës është një njohje e progresit dhe potencialit të saj.

Reagimi i Hasanit:

Një tjetër moment historik për Kosovën

Rekomandimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës është një njohje e progresit dhe potencialit të saj.

Është një hap vendimtar drejt rritjes së bashkëpunimit, stabilitetit dhe prosperitetit për popullin e Kosovës.

Është një dëshmi e përkushtimit të Kosovës ndaj vlerave evropiane.

Hapi tjetër: Komiteti i Ministrave

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →