![“Asgjë s’është e pamundur”, Gjimshiti: Ndeshje e vështirë, por do përpiqemi që të besdisim Spanjën 2 asgje seshte e pamundur gjimshiti ndeshje e veshtire por do perpiqemi qe te besdisim spanjen](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/06/asgje-seshte-e-pamundur-gjimshiti-ndeshje-e-veshtire-por-do-perpiqemi-qe-te-besdisim-spanjen.jpg)
Përkrah trajnerit Sylvinho, në konferencën për shtyp para ndeshjes vendimtare ndaj Spanjës në Europian, u shfaq edhe kapiteni Berat Gjimshiti.
“Të gjithë djemtë janë gati. Gjëja më e rëndësishme është se jemi ende në garë dhe kemi ende shpresat tona. Shpresoj që të besdisim Spanjën.
Spanja është e fortë edhe me formacionin e dytë. Besoj se e dijmë se kë kemi përballë. Besoj se kjo është gjëja më e rëndësishme. Do luajmë sikur të kishim përballë ekipin e parë.
Daku ka bërë gabim dhe ka kërkuar falje. Duhet të mendojmë për ndeshjen dhe atë që na pret. Ndeshja e nesërme, ka më rëndësi se gjithçka. Asgjë nuk është e pamundur. E dijmë që do jetë e vështirë, do kemi mundësinë për të treguar përse jemi këtu” – tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co