Bota

Asgjësohen 334 bimë narkotike të Vlorë, shpallet në kërkim autori i dyshuar

asgjesohen 334 bime narkotike te vlore shpallet ne kerkim autori i dyshuar

































Policia e Vlorës ka gjetur dhe sekuestruar 334 bimë narkotike cannabis sativa, në vijim të megaoperacionit mbarëkombëtar, të koduar “Territor i pastër”.

447272842_845996994232314_5894213080019071085_n

Nga hetimet e kryera është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i dyshuar i këtij rasti kultivimi.

Vijon puna për kapjen e tij dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Njoftimi i policisë;

DVP Vlorë/Vijon intensivisht megaoperacioni policor anticannabis, i koduar “Territor i pastër”.

Si rezultat i kontrolleve, gjenden në fshatin Hadëraj dhe asgjësohen 334 bimë narkotike cannabis sativa.

Identifikohet autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve. Policia punon për kapjen e tij.

Gjatë kontrolleve të kryera me mbështetjen e punës së inteligjencës policore, në vijim të megaoperacionit mbarëkombëtar, të koduar “Territor i pastër”, shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë kanë gjetur të mbjella në fshatin Hadëraj, 334 bimë narkotike.

Nga hetimet e kryera është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i dyshuar i këtij rasti kultivimi, shtetasi A. C., 30 vjeç. Vijon puna për kapjen e tij dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts