Bota

Asgjësohen mbi 24 mijë rrënjë kanabis sativa, policia shpall në kërkim tre vëllezër. E pësojnë edhe dy punonjës të OSHEE (EMRAT)

asgjesohen mbi 24 mije rrenje kanabis sativa policia shpall ne kerkim tre vellezer e pesojne edhe dy punonjes te oshee emrat

































Mbi 24 mijë rrënjë kanabis sativa janë asgjësuar nga policia në Velipojë. Ndërkohë janë shpallur në kërkim tre vëllezër, Marjan, Pierin dhe Luviq  Ndrejaj, të cilët dyshohet se janë autorë të kultivimit të lëndës narkotike.

kanabis

Po ashtu janë proceduar në gjendje të lirë, për shpërdorim të detyrës, 2 punonjës të OSHEE-së, të cilët nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike.

Policia thotë se në kuadër të megaoperacionit “Territori i Pastër” vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër dhe me Komisariatin e Shkodrës, në fshatin Rrjoll, në vendin e quajtur “Maja e Zezë”, gjetën dhe asgjësuan 24 759 bimë cannabisi. Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve profesionale policore:

-u identifikuan dhe u shpallën në kërkim autorët e dyshuar të rastit, shtetasit M. N., 30 vjeç, P. N., 36 vjeç, dhe L. N., 32 vjeç, të tre banues në fshatin Rrjoll;

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit T. Sh., 61 vjeç, dhe P. M., 61 vjeç, të dy banues në Velipojë, punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se nuk kanë konstatuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike që ishte krijuar për këtë veprimtari kriminale”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts