Asgjësohen mijëra rrënjë kanabis në disa qarqe të vendit, autorët e kultivimit shpallen në kërkim, nis hetimi edhe për dy kryepleq dhe dy inspektorë pyjesh

asgjesohen mijera rrenje kanabis ne disa qarqe te vendit autoret e kultivimit shpallen ne kerkim nis hetimi edhe per dy kryepleq dhe dy inspektore pyjesh
asgjesohen mijera rrenje kanabis ne disa qarqe te vendit autoret e kultivimit shpallen ne kerkim nis hetimi edhe per dy kryepleq dhe dy inspektore pyjesh

































Policia ka zhvilluar një operacion kundër kultivimit të lëndëve narkotike në disa qarqe të vendit.  Si rezultat i kontrolleve, gjenden në qarqet Shkodër, Kukës dhe Vlorë, dhe asgjësohen 6065 bimë kanabisi.   

Policia thotë se ka identifikuar 4 autorë të kultivimit të bimëve narkotike në Selenicë. Procedohen penalisht 2 kryepleq fshatrash dhe 2 inspektorë pyjesh, për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi.

Gjatë kontrolleve të kryera me mbështetjen e inteligjencës policore, në vijim të megaoperacionit mbarëkombëtar të koduar “Territor i pastër”, janë goditur disa raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike.

“-shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë kanë gjetur në fshatin Mazhar, 741 bimë narkotike në proces tharjeje. Policia ka identifikuar 4 shtetas (vëllezër), autorë të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve, dhe po punon për kapjen e tyre. Gjithashtu, ka nisur procedimi penal për kryeplakun e fshatit Mazhar dhe për inspektorin e pyjeve, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Has kanë gjetur në fshatin Zahrisht, 1570 bimë narkotike. Për këtë rast janë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për kryeplakun e fshatit dhe për inspektorin e pyjeve, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

-shërbimet e DVP Shkodër kanë gjetur në njësitë administrative Postribë dhe Toplanë, 3754 bimë narkotike”, thote policia.

Strukturat hetimore të drejtorive vendore të Policisë Vlorë, Shkodër dhe Kukës, në bashkëpunim me prokuroritë respektive, vijojnë punën për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →