Policia vijuar me megaoperacionin “Territor i pastër”. Si rezultat në qarkun Shkodër janë gjetur dhe asgjësuar asgjësohen 2944 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Konkretisht në territoret e njësive administrative Shalë dhe Postribë, janë gjetur dhe asgjësuar 988 bimë kanabisi;
-në territorin e njësive administrative Temal dhe Hajmel janë gjetur dhe asgjësuar 1809 bimë kanabisi;
– në territorin e njësisë administrative Iballë janë gjetur dhe asgjësuar 147 bimë kanabisi.
“Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve kanabis”, njofton policia.
Njoftimi i plotë i policisë:
Qarku Shkodër/Vijon megaoperacioni policor anticannabis, i koduar “Territor i pastër”.
Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut, gjenden dhe asgjësohen 2944 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi, kanë vijuar intensivisht kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kësaj veprimtarie kriminale. Gjatë kësaj faze të megaoperacionit:
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territoret e njësive administrative Shalë dhe Postribë, dhe asgjësuan 988 bimë kanabisi;
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësive administrative Temal dhe Hajmel, dhe asgjësuan 1809 bimë kanabisi;
-shërbimet e Statcionit të Policisë Fushë Arrëz gjetën në territorin e njësisë administrative Iballë dhe asgjësuan 147 bimë kanabisi.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve kanabis.
Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co