Luka Modriç është si vera, sa më i vjetër, aq më i mirë! Mesfushori është futur në historinë e Real Madridit, me aktivizimin në duelin e ditës së sotme ndaj Selta Vigos, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 1-2.
Modriç zuri vendin e Valeverdes në minutën e 63-të, teksa u bë lojtari më i vjetër që ka luajtur një ndeshje për Realin e Madridit, plot 39-vjeç dhe 40 ditë.
Këtë moment special, Modriç e festoi me asistin e dhënë për golin e Vinicius, vetëm 3 minuta pas aktivizimit.
Pritet që ky rekord për sa i përket lojtarit me moshë më të madhe në historinë e Realit, të thellohet në aktivizimet e tjera të Modriç. Ky është sezoni i 13-të i tij në klubin madrilen.
Mbrëmjen e sotme kroati parakaloi legjendën Pushkash që e mbante këtë rekord prej vitit 1966. (39 vjeç e 36 ditë).
And he directly gave an assist three minutes after coming on 😮💨🍷 pic.twitter.com/IBX2iiKyRm
— 433 (@433) October 19, 2024