Sport

Asllani pas suksesit të Interit: Lojtarët e rinj përshtaten shumë mirë, e lehtë të përfshihesh në grupin tonë

asllani pas suksesit te interit lojtaret e rinj pershtaten shume mire e lehte te perfshihesh ne grupin tone
asllani pas suksesit te interit lojtaret e rinj pershtaten shume mire e lehte te perfshihesh ne grupin tone

I lumtur u shfaq edhe Krstjan Asllani pas triumfit të Interit në miqësore ndaj Las Palmasit 3-0, aty ku mesfushori i kombëtares tonë luajti si titullar. “Këtë vit do të përpiqemi të rikonfirmojmë veten, jemi një ekip i madh dhe duhet të synojmë për të gjitha objektivat”

“Është normale që ne duhet të hedhim karburant në këmbët tona tani, nëse një fitore vjen është gjithmonë më mirë”. Pas suksesit 3-0 ndaj Las Palmasit, mesfushori kuqezi, Kristjan Asllani foli për përgatitjet e sezonit të ri që sapo kanë nisur dhe objektivat përpara me Interin.

“Lojtarët e rinj po përshtaten shumë mirë dhe ne e dimë se është e lehtë të futesh në grupin tonë. Këtë vit do të përpiqemi të rikonfirmojmë veten, jemi një ekip i madh dhe duhet të synojmë për të gjitha objektivat. Ishte shumë emocionuese të dilni në fushë me dy yjet në gjoks, tani mezi presim të luajmë sërish në San Siro para të gjithë tifozëve tanë”, përfundoi Kristjan Asllani.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts