Për kryeministrin Edi Rama, Rusia nuk ka ndryshuar nga Bashkimi Sovjetik, ndaj sipas tij nuk ka pasur asnjë interes për ta patur si partnere.
Sipas kryeministrit Edi Rama Shqipëria është i vetmi vend në Evropë që që nga viti 1990 nuk ka pasur asnjë vizitë në Rusi dhe as nga Rusia në Shqipëri.
Solidariteti ynë më Ukrainën është gjëja më e natyrshme- tha Rama-ndërsa theksoi se çfarëdo mosmarrëveshje me fqinjët nuk mund të zgjidhet duke dërguar ushtri.
“Më duhet të them që për ne u rritën në një vend ku Praga dhe Uashingtoni ishin njësoj. Na thuhej që të dyja palët, imperializmi amerikan dhe social imperializmi sovjetik janë i njëjti djall. Kështu që duhet të mbeteshim me Stalinin edhe pasi Rusia hoqi dorë nga Stalini. E mësuan në kurriz që nuk ka as interes dhe as nevojë të shohësh Rusinë si aleat a partner tonin për aq kohë sa në Rusi ëndrra për një variant të caktuar të imperializmit, nuk do të zhduket. Jemi i vetmi vend në Evropë që që nga viti 1990 nuk ka pasur asnjë vizitë.
Solidariteti ynë më Ukrainën është gjëja më e natyrshme. Është e paimagjinueshme që në botën tonë, çfarëdo mosmarrëveshje me fqinjët nuk mund të zgjidhet duke dërguar ushtri”, tha nder të tjera Rama.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co