Bota Shqiperia

“Asnjë pension nën 200 euro”- Bardhi takim me banorët e Lushnjës, premton reformim të listës së ilaçeve: Në 100 ditët e para të qeverisjes ne do të…

asnje pension nen 200 euro bardhi takim me banoret e lushnjes premton reformim te listes se ilaceve ne 100 ditet e para te qeverisjes ne do te













































Kryetar i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Gazment Bardhi ka zhvilluar sot një takim me pensionistët e Lushnjës.
Screenshot_22

I shoqëruar me kandidatin Gentian Çela, Bardhi diskutoi me pensionistët programin e PD-së për 100 ditët e para të qeverisjes, pasi zgjedhjet parlamentare të 11 Majit po afrojnë.

Bardhi u premtoi pensionistëve se nuk do të ketë më pensin nën 200 euro dhe se PD do të vendosë para reformimin për listën e barnave sipas nevojës së pensionistëve.

Sa herë takohem me pensionistët, janë dy çështje që gjithmonë janë në përkeqësim: pensionet dhe ilaçet. Me çmimet në stratosferë, pensionet nuk dalin për asgjë. Në një pjesë të madhe, ilaçet blihen, sepse ata me rimbursim, nuk kanë efekt. Këto shqetësime na u përcollën edhe në Lushnjë në një takim që patëm me pensionistët, bashkë me kandidatin Gentian Çela.

Ne kemi një plan të qartë që pensionsitët të kenë një jetë sa më dinjitoze dhe që do ta zbatojmë brenda 100 ditëve të para:
Nuk do të ketë më pension nën 200 euro.
Reformim të listës së barnave sipas nevojës së pensionistëve
Siguri për ilaçet me vendosjen e standardeve më të larta të BE-së.

Jemi gati për të bërë më të mirën për prindrit tanë! Voto nr 1 ! Voto PD”, shkruan Bardhi në Facebook.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co

Similar Posts