Bota

“Atentat kushtetues”- Paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat e hapura!

atentat kushtetues paralajmeron basha rama dhe berisha pakt per te mbyllur listat e hapura



































Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një konferencë për mediat ka paralajmëruar se kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD, Sali Berisha, po bashkëpunojnë për të mbyllur listat e hapura të deputetëve.

basha

 “Dyshja e tangos, ka mbyllur pazarin që ditën e premte me sebepe e justifikim të neveritshme, të bashkojnë votat për të kaluar këtë atentat kushtetues”, u shpreh Basha.

Ndër të tjera, ai theksoi se Gjykata Kushteutese, e ka shpallur si antikushtetuese paktin mes Berishës dhe Ramës në 2008, për të mbyllur listat.

Sipas tij, ku paks mes opozitës dhe maxhorancës,”i shërben Edi Ramës dhe Sali Berishës të konsolidojnë kontrollin mbi vartësit e tyre”.

“Duan të mos kenë grupe parlamentare por grupe kamikazësh për të mbrojtur veten e tyre nga drejtësia”, tha ai më tej.

Basha: Në seancën e fundit, është pakti i 2008 Edi Ramës dhe Sali Berishës për të mbyllur listat që rihapi Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj. Sot qytetarët kanë të drejtë të votojnë dhe vendosin vetë se kujt ja japin votën dhe kë dërgojnë në parlament.

Ndryshe nga pakti Bersha-Rama, që kjo e drejtë ju ka kaluar kryetarëve të partive me supozimin që përzgjedhja e tyre do të shmangte kandidatë më të kaluar problematike, por që nuk ndodhi këtu. Që në 2009, persona me të shkuar kriminale infiltruar parlamentin se deputet. Që në 2021 kemi kërkuar hapjen e listave, por që u shpërdorua, duke bërë një gjasme hapje, që ruante 1/3 të listës si monopol të kryetarëve të partive. GJK e ka rrëzuar dhe e ka quajtur antikushtetuese.

Tani, dyshja e tangos, ka mbyllur pazarin që ditën e premte me sebepe e justifikim të neveritshme, të bashkojnë votat për të kaluar këtë atentat kushtetues. I shërben Edi Ramës dhe Sali Berishës të konsolidojnë kontrollin mbi vartësit e tyre. Duan të mos kenë grupe parlamentare por grupe kamikazësh për të mbrojtur veten e tyre nga drejtësia.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts