Bota

Atentat ndaj dy vëllezërve? Detaje nga shpërthimi i automjetit në Gramsh, grupi hetimor: Mjetit i ishte vendosur tritol

atentat ndaj dy vellezerve detaje nga shperthimi i automjetit ne gramsh grupi hetimor mjetit i ishte vendosur tritol



































Detaje të tjera janë zbardhur nga shpërthimi i një automjeti pasditen e sotme në qytetin e Gramshit, ku mbetën të plagosur dy vëllezër.

tritol makina gramsh

Pas ekspertizës së mjetit nga grupi hetimor, është bërë me dije se kemi të bëjmë me një shpërthim me tritol, pra atentat ndaj dy vëllezërve Algert dhe Erald Mine.

Sipas raportimeve nga gazetari Igli Çelmeta, një nga vëllezërit që ka qenë pasagjer në mjet, Erald Mine ka marrë dëmtime të shumta dhe është transportuar me helikopter drejt Traumës.

Ndërkohë, vëllai tjetër, drejtuesi i mjetit ka marrë ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut.

Policia shprehet se vëllezërit Mine nuk kanë precedentë penalë. Mirëpo, efektivët po hetojnë veprimtarinë dhe bizneset e vëllezërve dhe gjithashtu edhe faktin nëse ata merreshin me veprimtarinë e lojërave të fatit.

Po ashtu, nga forca e shpërthimit janë dëmtuar edhe dy automjete të tjera.

Gramsh/Informacion paraprak

Rreth orës 17:20, në lagjen “Xhile Liçi”, Gramsh, automjeti tip “Ford Focus”, që drejtohej nga shtetasi A. M., gjatë kohës që automjeti ka qenë në lëvizje, në rrethana ende të pa qarta ka shpërthyer.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi A. M. dhe pasagjeri shtetasi E. M. (vëllezër), të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të shpërthimit të automjetit.

Pas ekzaminimeve të mekanizmit të rrethanave që kanë ndikuar në shpërthim do të ketë një njoftim të plotë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts