Atentati i dështuar ndaj Donald Trump/ Autori, mbështetës i Ukrainës në luftën kundër Rusisë! Ja thirrja që i bënte ushtarëve! Ryan Wesley Routh, me precedent penal

atentati i deshtuar ndaj donald trump autori mbeshtetes i ukraines ne luften kunder rusise ja thirrja qe i bente ushtareve ryan wesley routh me precedent penal





































Ryan Wesley Routh dyshohet se është autori i dyshuar i atentatit të dështuar ndaj Donald Trump, ditën e djeshme (15 shtator) në Florida,

Ryan Wesley Routh

BBC shkruan se ka gjetur profile të mediave sociale që përputhen me atë emër, ato tregojnë se ai u bën thirrje luftëtarëve të huaj të shkonin në Ukrainë për të luftuar kundër forcave ruse.

Routh, i cili nuk kishte përvojë ushtarake, i tha New York Times në vitin 2023 se kishte udhëtuar në Ukrainë menjëherë pas pushtimit të Rusisë në vitin 2022 për të gjetur rekrutët ushtarakë mes ushtarëve afganë që kishin ikur nga talebanët.

“Ushtarë, ju lutem mos më telefononi. Ne jemi ende duke u përpjekur që Ukraina të pranojë ushtarë afganë dhe shpresojmë të kemi disa përgjigje në muajt e ardhshëm… ju lutem keni durim,” shkroi ai në Facebook në korrik.

Raportet e hershme sugjerojnë se Routh kishte një precedent penal dhe sipas burimeve të CBS, ai u akuzua dhe u dënua për vepra të shumta penale – duke përfshirë mbajtjen e një arme të fshehur.

Duke folur për mediat amerikane, djali i Routh, Oran, e përshkroi atë si një “baba të dashur dhe të kujdesshëm”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →