Shqiperia

Atentati me 3 viktima në Memaliaj, Soko: Këtu qarkullojnë paratë, këtu lahen edhe hesapet

atentati me 3 viktima ne memaliaj soko ketu qarkullojne parate ketu lahen edhe hesapet
atentati me 3 viktima ne memaliaj soko ketu qarkullojne parate ketu lahen edhe hesapet

Pano Soko, Kryetar i kryesisë “Nisma Thurje”, duke folur në emisionin “Open” në News24, për atentatin me 3 viktima dhe 1 të plagosur në Memaliaj, tha se grupet kriminale po tentojnë të përdorin të gjithë vendin në funksion të ekonomisë së tyre.

Ai tha se janë jo pak, por 4.8 mld euro, që kjo ekonomi e krimit, që është shumë më e madhe se çdo industri tjetër në vend, do të krijojë përplasje.

Sipas tij, është pikërisht kjo arsyeja që grupet kriminale mbjellin situata të tilla.

“Këtu qarkullojnë paratë, këtu lahen edhe hesapet. Nëse në këtë vend qarkullojnë 4.8 mld euro, që kalon çdo shumë të ekonomisë shqiptare, natyrisht që do të kemi përplasje të tilla. Kush e lejon krijimin e këtij mjedisi, këtij ambienti? Natyrisht që qeveria”, tha Soko.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts