Duke komentuar atentatin ndaj Gentian Bejtjas të premten e shkuar në Fushë Krujë, gazetari Mentor Kikia i ftuar në “Open” në News 24, tha se zona të tilla në Krujë si Nikla kanë krijuar enklavën e tyre dhe ata i zgjidhin çështjes sipas mënyrës së tyre duke mos denoncuar në shtet.
“Shteti nuk mund të veprojë mbi bazën e asaj që di fshati por mbi bazën e provave. Ky lloj individi është prirur që të mos kërkojë asnjëherë mbrojtjen e shtetit për atë që i ka ndodhur sepse në kodin e tyre, njerëzit e botës së krimit parapëlqejnë t’i lajnë vetë hesapet dhe ta bëjnë drejtësinë sipas mënyrës së tyre. Hetimet asnjëherë nuk nxjerrin prova, sepse në mesin e këtyre njerëzve marrja e dëshmive është shumë e vogël.
Në momentin që kupton se dikush mëson se cilit rreth kriminal i përket personi, guximi për të dëshmuar bëhet zero. Në momentin kur policia e prokuroria gjendet përpara një muri të madh. Këta njerëz kanë krijuar aty një enklavë. Deri para pak vitesh kur një patrullë futej në Nikël bëhej lajm. Në këtë enklavën kriminale, njerëzit gëzojnë një lloj imuniteti dhe depërtimi bëhet më i vështirë.
Unë kam zbuluar në një investigim që vrasës me pagesë shkonin merrnin shtëpi me qira dhe ku depërtimi i policisë ishte shumë modest. Pastaj, vjen teknologjia e vrasjes, fiken dritat, digjen makinat, zhduken provat. Ata e dinë kush i ka qëlluar, nuk bëjnë denoncim në polici dhe vjen radha për krimin e radhës dhe ngjarjet stivosen njëra pas tjetrës”, tha Kikia.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co