Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në Shkodër, ku mbeti i vrarë Hamza Lici dhe u plagos Arlind Bushati. Po ashtu viktimë mbeti edhe një kalimtare e pafajshme, ndërsa bashkëshorti i saj u plagos dhe ndodhet në spital.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se janë sekuestruar kamerat e sigurisë, madje sipas tij ekziston një kamer sigurie, e cila dyshohet se ka fikësuar momentin e atentatit.
“Autorët dyshohet se kanë monitoruar lëvizjet e Hamza Licit dhe Arlind Bushatit”, tha gazetari Çelmeta.
Po ashtu në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 30 gëzhoja automatiku, cka do të thotë se autorët kanë qëlluar me breshëri.
Ndërkohë 10 minuta pas atentatit, rreth orës 16:00 në Grudë është gjetur një makinë e djegur dhe brenda saj dy kallashnikovë, që dyshohet se i përket autorëve të krimit.