Atentati ndaj ish-Presidentit Donald Trump, kreu i FBI-së përballet me pyetjet e ligjvënësve

atentati ndaj ish presidentit donald trump kreu i fbi se perballet me pyetjet e ligjvenesve



































Drejtori i FBI-së, Christopher Wray, po dëshmon të mërkurën në një seancë në Kongres mbi hetimin e byrosë lidhur me atentatin ndaj ish-presidentit Donald Trump. Ligjvënësit pritet t’i kërkojnë atij detaje të reja mbi motivin dhe të kaluarën e autorit të sulmit.

FBU

Seanca në Komisionin Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve është hera e parë që zoti Wray flet në detaje mbi ngjarjen, ndërsa agjentët vazhdojnë të kryejnë hetime mbi 20-vjeçarin Thomas Matthew Crooks.

Atentati ishte përpjekja më e rëndë për të vrarë një president apo kandidat presidencial në Shtetet e Bashkuara, që kur u sulmua presidenti Ronald Reagan në vitin 1981.

Seanca ishte planifikuar shumë përpara sulmit ndaj ish-Presidentit Trump më 13 korrik, në kuadër të mbikëqyrjes rutinë mbi FBI-në dhe Departamentin e Drejtësisë nga Komisioni, por pyetjet rreth atentatit po dominojnë.

Megjithëse FBI nuk është vënë në shënjestër me të njëjtin intensitet sa Shërbimi Sekret lidhur me dështimet e masave të sigurisë për mbrojtjen e ish-Presidentit Trump, ligjvënësit ka të ngjarë të bëjnë pyetje të shumta lidhur me vlerësimin e FBI-së se Crooks nuk la pas ndonjë motiv të dukshëm ideologjik për veprimet e tij.

Të martën pas kritikave të ashpra si nga republikanët ashtu edhe demokratët, drejtorja e Shërbimit Sekret Kimberly Cheatle dha dorëheqjen.

FBI ka thënë se po e heton ngjarjen në Batlër të Pensilvanisë, nga e cila gjeti vdekjen një pjesëmarrës në tubim dhe dy të tjerë u plagosën rëndë, si një akt terrorizmi të brendshëm dhe tentativë për vrasje.

Zoti Wray dhe zyrtarë të tjerë të lartë informuan privatisht anëtarët e Kongresit javën e kaluar, duke u thënë se Crooks kishte në telefonin e tij fotografi të ish-Presidentit Trump dhe Presidentit Joe Biden, si edhe zyrtarëve të tjerë. Ai kishte kërkuar gjithashtu në internet datat e Kuvendit Kombëtar Demokrat si edhe të aktiviteteve të fushatës së zotit Trump.

Një zyrtar i zbatimit të ligjit tha për Associated Press javën e kaluar se Crooks kishte lëshuar gjithashtu një dron mbi vendin e tubimit përpara sulmit, mesa duket në një përpjekje për të krijuar një ide për skenën./VOA

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →