Atentati ndaj Trump, Beçi: Mund t’i japë fund gjuhës së urrejtjes

atentati ndaj trump beci mund ti jape fund gjuhes se urrejtjes
atentati ndaj trump beci mund ti jape fund gjuhes se urrejtjes

Ish-prokurori Eugen Beçi në emisionin “Open” në News24 tha se atentati ndaj Donald Trump mund ti japë fund gjuhës së urrejtjes, pasi gjuha e urrejtjes sjell reagime të tilla.

Beçi tha se teorikisht nuk është një ngjarje e sajuar, sikundër janë ato teoritë konspirative, që qarkullojnë dhe i thonë sikur s’ka ndodhur asgjë. Beçi tha se situata të tilla, kur gjuha e urrjetjes agravon, përshkallëzojnë veprimet mes mbështetësve dhe kundërshtarëve respektivë.

Beçi theksoi se kjo gjuhë e urrejtjes ka shkuar deri aty sa është thënë se kemi një kandidat të vdekur dhe duan një kandidat tjetër të vdekur.

[embedded content]

“Janë përplasje që ndodhin mes mbështetësve, kjo gjuha e urrejtjes është mjaft e rrezikshme, veçanërisht te mbështetësit e secilit kamp”, tha ish-Prokurori.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →