Bota Shqiperia

Atentati ndaj Trump, Boçi: I pritshëm, referuar klimës politike në SHBA

atentati ndaj trump boci i pritshem referuar klimes politike ne shba
atentati ndaj trump boci i pritshem referuar klimes politike ne shba

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, në emisionin “Open” në News24, ka komentuar atentatin ndaj ish-Presidentit amerikan Donald Trump.

Boçi tha se atentati ndaj Trump pothuajse pritej, duke pasur parasysh klimën politike.

“E majta ekstreme kishte krijuar një marrëdhënie sfiduese me Trump, madje duke bërë çdo përpjekje për ta larguar nga gara si kandidat. Biden, orientoi stafin, që Trump të trajtohej në publik si një i dënuar.

[embedded content]

U munduan ta përjashtojnë nga gara, kërkuan ta largojnë përmes vendimeve gjyqësore. Tani nuk mund të themi që fajin e kanë demokratët, por nëse ti ndërton një qasje të tillë ndaj një kundërshtari politik, pritet që të ndodhin edhe situata të tilla”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts