Personi i armatosur në tentativën për vrasjen e ish-presidentit Donald Trump kërkoi në internet për takimet e kandidatit republikan dhe Presidentit Joe Biden, u shpreh të mërkurën një zyrtar i lartë i FBI, duke theksuar se 20-vjeçari kërkoi vazhdimisht informacione rreth eksplozivëve, përpara se të shfaqej në mitingun e fushatës në Pensilvani, ku hapi zjarr muajin e kaluar ndaj Donald Trump.
Hetuesit që kanë kryer afro 1000 intervista nuk kanë ende një motiv se përse 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks qëlloi ndaj Trump gjatë mitingut të fushatës së 13 korrikut, por ata besojnë se ai kreu “planifikim të gjerë sulmi”, duke përfshirë kërkimin e ngjarjeve të fushatës që përfshinin të dy, presidentin aktual dhe ish-presidentin, veçanërisht në Pensilvaninë perëndimore.
Analiza e FBI-së mbi historinë e kërkimit në internet nga Crooks zbulon një “përpjekje të vazhdueshme dhe të detajuar për të planifikuar një sulm ndaj ndonjë ngjarjeje, që do të thotë se ai kërkoi mbi çdo ngjarje ose objektiva”, tha Kevin Rojek, agjenti special i ngarkuar në terren me zyrën e FBI-së në Pittsburgh.
Sapo u njoftua një tubim i Trump për 13 korrik në Butler, Pensilvani, “ai u përqendrua tepër në atë ngjarje specifike dhe e pa atë si një mundësi objektivi” tha Rojek.
Kërkimet në internet të Crooks në ditët para tubimit përfshinin pyetje në lidhje me terrenin ku u mbajt tubimi, si “nga do të flasë Trump në Butler Farm Show?” “podiumi i Butler Farm Show dhe “fotografitë e Butler Farm Show”.
Detajet e reja i shtohen portretit të Crooks-it si një njeri që hetuesit thonë se kishte pasur një interes të frikshëm për eksplozivët, ngjarjet kryesore dhe figurat e shquara politike, por kërkimet e të cilit në internet nëpër partitë kryesore kanë frustruar përpjekjet për të caktuar një motiv të thjeshtë.
“Ne kemi një ide të qartë të mentalitetit, por nuk jemi gati të bëjmë ndonjë deklaratë përfundimtare në lidhje me motivin në këtë moment”, tha Rojek.
FBI ka konfirmuar se Trump është goditur në vesh nga një plumb gjatë sulmit. Crooks, i cili ishte pozicionuar në çatinë e një ndërtese aty pranë, qëlloi tetë herë përpara se të vritej nga një kundër snajper i Shërbimit Sekret.
“Ne kemi një ide të qartë të mentalitetit, por nuk jemi gati të bëjmë ndonjë deklaratë përfundimtare në lidhje me motivin në këtë moment,” tha Rojek.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co