![Atentati ndaj Trump/ “Kujdes, po kthehet drejt nesh”, publikohen pamjet nga momentet e panikut 2 atentati ndaj trump kujdes po kthehet drejt nesh publikohen pamjet nga momentet e panikut](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/07/atentati-ndaj-trump-kujdes-po-kthehet-drejt-nesh-publikohen-pamjet-nga-momentet-e-panikut.jpg)
Pamje të reja janë publikuar nga atentati që ndodhi ndaj ish-Presidentit dhe kandidatit republikan Donald Trump në Pensilvani.
Teksa autori 20-vjeçar, Thomas Matthew Crooks fshihej në çatinë e një godine pranë mitingut të Trump me mbështetësit e tij, ai është pikasur nga njerëzit aty pranë.
Këta të fundit, të alarmuar dhe në panik kanë njoftuar forcat e sigurisë ndërsa kanë thërritur të afërmit e tyre pranë.
Në momentet e filmuara një prej personave që pikas autorin mbi çati paralajmëron personat pranë tij që të ruhen pasi 20-vjeçari kthehet në drejtimin e tyre.
Nga atentati Trump u plagos lehtë, ndërsa u vra një pjesëmarrës në mitingun e kandidatit republikan.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co