Presidenti i SHBA Joe Biden ka urdhëruar mbrojtjen e Shërbimit Sekret për kandidatin e pavarur Robert F. Kennedy Jr. pas tentativës për vrasjen e Donald Trump, tha të hënën shefi i sigurisë së SHBA.
“Pas ngjarjeve të kësaj fundjave, Presidenti më ka udhëzuar të punoj me Shërbimin Sekret për të siguruar mbrojtje për Robert Kennedy Jr”, u tha Alejandro Mayorkas gazetarëve.
Po ashtu edhe Trump kërkoi sot që Shërbimi Sekret të garantojë sigurinë fizike të Kennedy, duke marrë parasysh ngjarjen e fundit, por edhe historinë e familjes së tij, me ish-Presidentin John F. Kennedy, që u vra në një atentat kur ishte në detyrë
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co