Bota

Atentati ndaj Trump, reagon edhe Kremlini: Ishte e qartë se do të ndodhte, ja shkaku

atentati ndaj trump reagon edhe kremlini ishte e qarte se do te ndodhte ja shkaku
atentati ndaj trump reagon edhe kremlini ishte e qarte se do te ndodhte ja shkaku

Për atentatin ndaj ish-Presidentit Donald Trump, i cili mbeti i plagosur lehtë, teksa po mbante një fjalim në Pensilvani, ka reaguar edhe Kremlini zyrtar.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në reagimin e tij shprehet se ne nuk besojmë se përpjekja për të eliminuar dhe vrarë Trump është organizuar nga autoritetet aktuale.

“Atmosfera rreth kandidatit Trump tregon atë që Amerika po përballet sot. Pas përpjekjeve të shumta për të hequr kandidatin Trump nga arena politike – duke përdorur mjetet e para ligjore, gjykatat, prokurorët, përpjekjet për të diskredituar politikisht dhe kompromentuar kandidatin – ishte e qartë për të gjithë vëzhguesit e jashtëm se jeta e tij ishte në rrezik”, tha Peskov.

Biden e ka dënuar sulmin ndaj Donald Trump, duke e quajtur si një veprim “të sëmurë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts