Atentati ndaj Trump/ Task Forca zbarkon në Pensilvani, Kongresi nis hetimet lidhur me veprimet e shërbimit sekret

atentati ndaj trump task forca zbarkon ne pensilvani kongresi nis hetimet lidhur me veprimet e sherbimit sekret
atentati ndaj trump task forca zbarkon ne pensilvani kongresi nis hetimet lidhur me veprimet e sherbimit sekret

Një grup ligjvënësish dypartiakë amerikanë, në një grup pune, që po shqyrton tentativën për vrasjen e ish-presidentit Donald Trump pritet të vizitojë skenën e të shtënave në Butler, Pensilvani, të hënën – disa për herë të dytë që nga incidenti i 13 korrikut.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson dhe kreu i pakicës Hakeem Jeffries më 4 gusht njoftuan krijimin e grupit të punës për atentatin kundër Trump dhe caktuan senatorin republikan të Pensilvanisë, Mike Kelly për të udhëhequr komitetin.

“Ne kemi besimin maksimal në këtë grup dypartiak anëtarësh të qëndrueshëm, shumë të kualifikuar dhe të aftë të Kongresit që të lëvizin shpejt për të gjetur faktet, për të siguruar llogaridhënie dhe për të ndihmuar që tentativa të tilla të mos ndodhin më kurrë”, thanë Johnson dhe Jeffries në një deklaratë.

Qëllimi i grupit të punës është të “kuptojë se çfarë shkoi keq në ditën e tentativës për vrasje”, “të sigurojë llogaridhënie” dhe “të parandalojë që një dështim i tillë agjencie të mos ndodhë më”, thuhet në një njoftim zyrtar.

Anëtarët republikanë të grupit të punës përfshijnë Kelly, Mark Green nga Tenesi, David Joyce nga Ohio, Laurel Lee nga Florida, Michael Waltz nga Florida, Clay Higgins nga Luiziana dhe Pat Fallon nga Teksasi.

Anëtarët demokratë përfshijnë Jason Crow nga Kolorado, J. Luis Correa nga Kalifornia, Madeleine Dean dhe Chrissy Houlahan nga Pensilvania, Glenn Ivey nga Maryland dhe Jared Moskowitz nga Florida.

Vizita vjen disa ditë pasi Fox News konfirmoi se të paktën pesë anëtarë të Shërbimit Sekret të SHBA-së ishin pezulluar më shumë se një muaj pas atentatit në një tubim të fushatës së Trump më 13 korrik.

Një burrë nga audienca u vra dhe dy të tjerë u plagosën rëndë kur sulmuesi hapi zjarr ndaj Trump.

Task-forca dëshiron të dëgjojë nga informatorët dhe sinjalizuesit për të përcaktuar se si i armatosuri 20-vjeçar Thomas Crooks ishte në gjendje të ngjitej në çatinë e ndërtesës aty pranë dhe të fshihej atje derisa filloi të shtënat rreth orës 18:11.

FBI tha gjatë një deklarate për shtyp në korrik se Crooks kishte një armë zjarri të stilit DPMS AR-15 me një stok të palosshëm kur ai hyri në zonën e panairit të Butler Farm Show ku u zhvillua mitingu i fushatës së Trump.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →